Kuvendi

Me 58 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenime deputetët miratuan në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 58 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë. 62 deputetët kanë marr pjesë në votim. Në mesin e deputetëve të Vetëvendosjess kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka abstenuar për këtë projektligj. Kundër miratimit të këtij kanë votuar  deputetë  nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Opozita e cila nuk e votoi projektligjin deklaron se ky projektligj është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën publike. Me procedurë të përshpejtuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shqyrtojnë në lexim të dytë edhe Projektligjin për Pagat. Mes kritikave dhe vërejtjeve opozita ka kërkuar që mos të miratohen me nguti këto dy projektligje, ndryshe sipas tyre mund të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …