Me 62 vota pro dhe 43 kundër, Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Me 62 vota pro dhe 43 kundër, Talat Xhaferi u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Me 62 vota pro dhe 43 kundër, Talat Xhaferi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pro votuan deputetët e koalicionit “Mundemi” dhe të BDI-së, derisa kundër ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Deputetët e koalicionit Aleanca Shqiptare dhe Alternativa, braktisën sallën në momentin e votimit. Talat Xhaferi është rizgjedhur për 1 mandat të dytë, por duke qenë se 3 vite më parë ai ishte Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, këtë radhë ai është kryetari i një shteti me një emër tjetër,  të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …