Lul Raka

Lul Raka: Gripi sezonal në muajt, tetor, nëntor, dhjetor mund të përkeqësojë situatën e epidemisë

Mikrobiologu, Lul Raka, ka deklaruar se Gripi sezonal që zakonisht paraqitet nga muajt tetor, nëntor dhe dhjetor mund të përkeqësojë situatën me virusin corona në Kosovë dhe për këtë mendon se është e nevojshme që këtë vit të vaksinohen rreth 500 mijë qytetarë. Këtë vit të njëjtën kohë do t’i kemi dy armiq. Normal që është më vështirë të luftojmë me dy armiq në të njëjtën kohë sepse edhe gripi sezonal do t’i konsumojë kapacitet spitalore pasi do të ketë njerëz të hospitalizuar edhe nga gripi”, deklaroi Lul Raka. Sipas tij qëndrimi në ambiente të mbyllura do të jetë problem pasi shton mundësinë e përhapjes së gripit. Pikërisht për këtë arsye është kërkuar që të sigurohen 500 mijë vaksina.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …