Më 7. 8 dhe 9 maj, me aktivitete tematike e kulturore përkujtohet Beteja e Çabratit të Gjakovës në 20-vjetorin e saj. Në nderim të kësaj date sot mbahet akademi përkujtimore. Në betejën e Çabratit, e cila është zhvilluar më 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, ranë heroikisht shtatë dëshmorë dhe u martirizuan 41 pjesëtarë të popullatës civile. Forcat serbe atë ditë kanë rrëmbyer dhe deri tani konsiderohen të zhdukur edhe 43 pjesëtarë të kësaj lagjeje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
