Me aktivitete të ndryshme me karakter informues është shënuar Java Botërore e Zemrës, organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Fatmir Fazlija” në Skenderaj. Përveç këshillave nga profesionistët shëndetësor, qytetarët sot në Sheshin “Adem Jashari”, ku është vendosur edhe një pikë shëndetësore e kontrollit, kanë mundur të informohen nëpërmjet broshurave për shëndetin e zemrës. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha për Shëndetësi, Rrezarta Hasani – Ibrahimi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
