Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra, Bajram Hasanin, i cili kishte drejtuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Këtë lajm e ka konfirmuar për mediet zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi. Me kërkesë të Nismës Socialdemokrate është liruar nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe në vend të tij është emërtuar një nga zëvendësit e tij. Kryeministri Haradinaj dhe kabineti i tij e kanë falënderuar Hasanin për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja Gashi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
