Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale kundër UÇK-së, në Hagë, mund të përballet me sfida të mëdha financiare

Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale mund të përballet me sfida të mëdha financiare. Sipas burimeve jozyrtare, janë njoftuar me urdhrin ekzekutiv të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ngrirjen e financimeve për pothuajse të gjitha programet e ndihmës së huaj, deri në përfundimin e një rishikimi të plotë të efikasitetit dhe përputhshmërisë së këtyre programeve me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me ngrirjen e fondeve amerikane, Gjykata Speciale mund të përballet me sfida të mëdha financiare, pasi SHBA-ja ka qenë një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në buxhetin e saj. Nëse ky vendim mbetet në fuqi për një kohë të gjatë, institucionet e BE-së do të duhet të mbulojnë mungesën e financimit ose të gjejnë burime të tjera mbështetjeje. Një ndër shqetësimet kryesore tani është ndikimi i kësaj mase në vazhdimësinë e proceseve të hapura gjyqësore, përfshirë rastet e profilit të lartë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Nëse fondet nuk sigurohen në kohë, ka mundësi që gjykimi i disa çështjeve të rëndësishme të vonohet ose të përballet me vështirësi serioze logjistike.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …