leoni

Me rastin e 24 vjetorit të rënies heroike të heronjëve: Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari do të mbahen homazhe në fshatin Shirokë

Në 24 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve: Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari me 2 maj 2023  do të mbahen homazhe, duke filluar  në orën 12 00, pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në fshatin Shirokë, të komunës së Therandës. Po ashtu, me këtë rast, familjarët, bashkëluftëtarët dhe liridashësit e kësaj ane  do të bëjnë  homazhe edhe në varrezat e Dëshmorëve,  në Therandë.

Të kujtojmë me këtë rast se Xhavit Bajraktari, përveç luftëtar i radhëve të para të UÇK-së ka qenë edhe reporter i luftës i Radios-Kosova e Lirë dhe i Agjencisë Kosovapress gjatë kohës së luftës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria drejt hapjes së Grup kapitullit 4 në negociatat me BE-në: Një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit

Kryeministri Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e Shqipërisë drejt hapjes …