Me rastin e 27 Prillit - Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur të Republikës të Kosovës, mbahen homazhe nderimi dhe përkujtimi

Me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur të Republikës të Kosovës, mbahen homazhe nderimi dhe përkujtimi

Me rastin e 27 Prillit – Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur të Republikës të Kosovës, në bashkëpunim me KKAFZHK-në (pjesë e së cilit këshill janë 24 shoqata) dhe me KQZH-në, sot mbahen disa tubime, homazhe në shenjë respekti për të zhdukur, agjenda: në orën 10:00 para Obeliskut në Prishtinë, në orën 12:00 tek varrezat në Mejë, në orën 13:00 tek varrezat në Krushë të Madhe, në orën 13:30 tek varrezat në Krushë të Vogël, me ç’rast fillon rregullimi i varrezave të të rënëve për liri, si dhe në fshatra e qytete të Kosovës ku akoma ka të zhdukur. Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 ndërsa tërë Kosovës edhe 1638. Këto tubime homazh janë simbolike, andaj kërkojmë që t’i respektoni masat anti Covid-19. Ju ftojmë që të solidarizoheni me familjarët e të zhdukurve nga Krusha e Madhe dhe tërë Kosova. Gjenocidi serb ndaj Shqiptarëve duhet të pranohet nga OKB, BE dhe SHBA-të – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …