leoni

Më 1 dhe 2 shtator mbahet seanca e radhës ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

Gjykata e Hagës ua ka vazhduar masën e paraburgimit, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Përmes vendimeve të publikuara në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale në Hagë, është bërë me dije se gjykatësi paraprak, Nicolas Guiju, ua ka vazhduar masën e paraburgimit Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, ose sikur thuhet për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. “Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020,  Gucati dhe Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Gjykatës Speciale, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve në tri konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

FSK do të realizojë ushtrime ushtarake në Cernushë të Mitrovicës nga 11 deri më 13 prill 2025

Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se, nga data 11 deri më 13 prill 2025, Forca …