Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka propozuar bashkëpunim politik ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se dallimet partiake nuk duhet të pengojnë veprimin e përbashkët në interes të Kosovës. “A duhet që dallimet tona partiake të na pengojnë të bashkëpunojmë për interesat e Republikës?”, ka deklaruar Mustafa. Ai e ka cilësuar 16 shtatorin si moment të rëndësishëm për vendin, duke theksuar se konkurrenca politike dhe përgjegjësia shtetërore mund të bashkëjetojnë. Sipas Mustafës, bashkëpunimi nuk nënkupton amnisti politike, harrim të gabimeve apo heqje dorë nga kritikat dhe llogaridhënia. Ai ka shtuar se çdo marrëveshje e mundshme duhet të ndërtohet mbi objektiva të qarta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
