Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve nga Serbia në Kosovë të rregullohen me një protokoll të veçantë, me kritere të qarta për dhënien e lejeve dhe monitorim gjatë qëndrimit të tyre. Duke folur në Kuvend, Haradinaj ka thënë se institucionet duhet të marrin masa ndaj zyrtarëve serbë që gjatë vizitave bëjnë deklarata që cenojnë rendin kushtetues ose nxisin përçarje dhe urrejtje. Ai ka kërkuar që politikanëve që kanë bërë deklarata kundër rendit kushtetues t’u ashpërsohen kriteret e hyrjes, ndërsa në rast të shkeljes së ligjeve dhe kushteve të lejes, vizita të ndërpritet dhe të zbatohen masat ligjore, përfshirë arrestimin. Haradinaj ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga institucionet dhe zyrtarët që nuk i kryejnë detyrat e tyre në menaxhimin e këtyre vizitave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
