Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, se Kosovën e pret një dimër i vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Guri ka thënë se që nga marrja e detyrës së ministres, Rizvanolli çdo nëntor paralajmëron për vështirësi dhe shtrenjtim të energjisë elektrike. Sipas tij, në vend të paralajmërimeve, ministrja është dashur të punojë gjatë verës dhe vjeshtës për të shmangur rritjen e çmimit të rrymës gjatë dimrit. “Është dashur me punu që rryma mos me qenë e shtrenjtë”, ka deklaruar Guri, duke e cilësuar të palogjikshme përsëritjen e paralajmërimeve për çdo sezon dimëror.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
