Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, i ka dërguar një letër Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke riafirmuar mbështetjen e saj për Kosovën dhe perspektivën euroatlantike të vendit. Në letrën drejtuar Presidentes Justina, Senatorja amerikane Shaheen e ka falënderuar për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe për nderimin që i është bërë. Ajo ka shprehur shpresën se me Presidenten Shiroka-Pula dhe Qeverinë e re, Kosova do të ecë drejt prosperitetit dhe sigurisë më të madhe. “Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë, por jam e bindur se ju do të jeni një forcë stabilizuese për Kosovën”, ka shkruar senatorja Shaheen. Në përfundim, ajo ka riafirmuar gatishmërinë për të vazhduar partneritetin dhe për të ofruar mbështetjen e saj edhe në të ardhmen, duke konfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
