Edison Jakurti kritikon Qeverinë për inflacionin: Problemet globale nuk e lirojnë nga përgjegjësia për koston e jetesës

Eksperti i ekonomisë, Edison Jakurti, ka kritikuar qasjen institucionale ndaj inflacionit dhe shtrenjtimit të vazhdueshëm të kostos së jetesës në Kosovë, duke vënë në pikëpyetje arsyetimin se bëhet fjalë për një krizë globale që nuk është shkaktuar nga vendi. Përmes një krahasimi me pandeminë COVID-19, Jakurti ka ironizuar mënyrën se si do të dukej një qasje institucionale që, në emër të origjinës së jashtme të një krize, do të shmangte marrjen e masave për mbrojtjen e qytetarëve. “Paramendojeni sikur në kohën e COVID-19 qeveria të mos merrte ndonjë masë me arsyetimin se virusi ka ardhë nga Kina, është problem global, dhe rrjedhimisht s’është në konsideratën e institucioneve të Kosovës se nuk e ka shkaktuar Kosova. Kështu diçka po tingëllon sot qasja ndaj inflacionit dhe rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës”, ka shkruar Jakurti. Me këtë reagim, eksperti i ekonomisë ka vënë në qendër të kritikës përgjegjësinë e institucioneve për të ndërmarrë masa përballë pasojave ekonomike që rëndojnë mbi qytetarët, pavarësisht nëse shkaqet e krizës janë globale. Sipas kësaj kritike, sfida për institucionet nuk është vetëm identifikimi i shkaqeve të inflacionit, por edhe reagimi konkret ndaj humbjes së fuqisë blerëse dhe rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve familjare.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj synon themelimin e një dege të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Komuna e Skenderajt po shqyrton mundësinë e themelimit të një dege të Shoqatës së Kosovës …