Forcat speciale shqiptare në vlerësim sipas standardeve të NATO-s, zhvillohet stërvitja “Mburoja Ilire 26”

Forcat e Armatosura të Shqipërisë po i nënshtrohen procesit të vlerësimit të kapaciteteve të operacioneve speciale, në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, me qëllim verifikimin e gatishmërisë dhe përmbushjes së standardeve të NATO-s. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, i cili ka publikuar pamje nga zhvillimi i stërvitjes dhe procesi i vlerësimit të grupit “Special Operations Land Task Group” të deklaruar në NATO. Sipas ministrit Nufi, vlerësimi po kryhet nga ekspertë shqiptarë të certifikuar nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s. Gjatë këtij procesi po verifikohen niveli i përgatitjes, profesionalizmi dhe aftësia e ndërveprimit të forcave speciale shqiptare në përputhje me kërkesat dhe standardet e Aleancës. Ky vlerësim synon të konfirmojë gatishmërinë operacionale të këtij kapaciteti ushtarak dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s. “Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të “Special Operations Land Task Group” #SOLTG, një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në #NATO. Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në garantimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut“, shkruan Nufi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj synon themelimin e një dege të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Komuna e Skenderajt po shqyrton mundësinë e themelimit të një dege të Shoqatës së Kosovës …