Skenderaj synon themelimin e një dege të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Komuna e Skenderajt po shqyrton mundësinë e themelimit të një dege të Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, me qëllim të forcimit të kapaciteteve lokale për përballimin e situatave emergjente.

Për këtë çështje, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Arbër Geci, kanë pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Mentor Maloku, dhe përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate.

Gjatë takimit është diskutuar mundësia e themelimit të degës në Skenderaj, si dhe procedurat dhe hapat institucionalë që nevojiten për realizimin e kësaj nisme.

Sipas njoftimit të Komunës, krijimi i kësaj strukture do të ndihmonte në rritjen e kapaciteteve për kërkim dhe shpëtim, si dhe në përmirësimin e gatishmërisë për reagim në raste emergjente, në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Komuna e Skenderajt ka shprehur përkushtimin për të mbështetur iniciativa dhe bashkëpunime që synojnë rritjen e sigurisë publike dhe forcimin e mekanizmave lokalë të reagimit në situata emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Kushtrim Xhemaili i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet B1 dhe sa energji importuat?

Kriza energjetike dhe pasiguria për furnizimin me energji elektrike po vazhdojnë të ngrenë pikëpyetje për …