Gani Koci ka ngritur dilema për qëndrimin e PDK-së lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar qasjen e kësaj partie si lojë politike dhe përpjekje për të arsyetuar kërkesën për kthimin e ligjit në Kuvend. Përmes një reagimi publik, Koci ka vënë në pikëpyetje kërkesat e njëkohshme të PDK-së për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të kthyer në Kuvend nga Presidentja, dhe për inicimin e procedurave për ri-amendamentimin e tij. Sipas tij, kjo qasje krijon një kundërthënie juridike dhe politike, pasi PDK-ja, nga njëra anë, kërkon që ligji të miratohet dhe të hyjë menjëherë në fuqi, ndërsa nga ana tjetër kërkon që për të njëjtin ligj të nisin procedurat e ndryshimit. Koci ka shtruar pyetjen se si mund të kërkohet njëkohësisht hyrja në fuqi e një ligji dhe inicimi i procedurave për amendamentimin e tij. Ai e ka cilësuar këtë veprim si lojë politike, që sipas tij, synon të arsyetojë qëndrimin e atyre që kërkuan rikthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend. Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara ka rikthyer debatet politike dhe juridike në Kuvendin e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
