Më shumë se 100 nxënës të shkollës “Shotë Galicës” në Abri të Drenasit ende nuk po vijojnë mësimin

Më shumë se 100 nxënës të shkollës “Shotë Galicës” në Abri të Drenasit ende nuk po vijojnë mësimin

Një vendim i Komunës së Drenasit ka bërë që 116 nxënës të fshatit Abri, të mos fillojnë procesin mësimor tash e gati një muaj. Paralelja e shkollës “Shotë Galica”, po mbahet e mbyllur që nga 31 gushti i këtij viti. Prindërit janë shprehur të shqetësuar për mosfunksionalizimin e paraleles, pasi siç thonë ata, fëmijët do të humbasin mësimin. Prindërit e këtyre fëmijëve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë vendim. Ata kanë treguar se fëmijët e tyre duhet të udhëtojnë në rrugën e gjatë me plotë rreziqe, për të zhvilluar mësimin në shkollën “Shotë Galica”. Ky nuk është problemi i vetëm që i shqetëson këta prindër. Mungesa e një trotuari, rruga e gjatë dhe e rrezikshme, si dhe qentë endacakë, janë arsye pse prindërit po shqetësohen.  Kundër vendimit për mbylljen e shkollave në komunën e Drenasit ishte deklaruar edhe vetë Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi. Ai pas një takimi që kishte pasur me banorët pati thënë se vendimi është i pabazuar dhe i gabueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …