Më shumë se 90 njerëz kanë vdekur në një tjetër tragjedi në Mesdhe

Më shumë se 90 njerëz kanë vdekur në një tjetër tragjedi, në Mesdhe

Më shumë se 90 njerëz kanë vdekur në një tjetër tragjedi në Mesdhe, kështu shkruan Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi në ripostimin e mesazhit të organizatës humanitare Mjekët pa Kufij. “Evropa ka dëshmuar aftësinë e saj për të pritur bujarisht dhe efektivisht katër milionë refugjatë nga Ukraina. Tani ajo duhet të mendojë urgjentisht se si ta zbatojë këtë për refugjatët dhe migrantët e tjerë që trokasin në derën e saj,” shtoi ai referuar standardit të dyfishtë të vendeve evropiane ndaj emigrantëve. Mjekët pa Kufij (MSF) konfirmuan informacionin. Sipas MSF, anija e mbingarkuar u mbyt në ujërat ndërkombëtare disa ditë pasi ishte larguar nga Libia dhe po përpiqej të kalonte Mesdheun. Libia konsiderohet si një nga vendet kryesore të tranzitit në rrugën përdorin emigrantët e parregullt për të shkuar nga Afrika e Veriut në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …