Adil Behramaj: Vjosa Osmani po orkestron kundërshtime përbrenda llojit vetëm për t’u justifikuar Kurtit

Me urdhër të prokurorit të Gjykatës Speciale sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, këshilltarit të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi

Me urdhër të prokurorit të Gjykatës Speciale  sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, këshilltarit të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi. Bastisjen në shtëpinë e Behramajt e ka cilësuar si skandal të paprecedent ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behramaj i cili ka  thënë se  ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.  “Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë të Gjykatës Speciale ka shkruar Behramaj. Bastisjen e  konfirmoi edhe avokati i Adil Behramajt, Artan Çerkini. Ndërkohë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale  Kristofer Bennett, ka thënë se nuk i komentojnë hetimit e tilla.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …