Mbi situatën e tensionuar që po mbretëron në
Kosovë gjatë ditës së sotme po raportojnë edhe mediat e huaja. BBC njofton se
me qëllim të shpërndarjes së masës e cila po proteston ndaj arrestimit të
deputetëve të partive opozitare, Policia e Kosovës ka përdorur gazë lotsjellës
për shpërndarjen e tyre. BB njofton më tutje se në mëngjes, policia ka provuar
ta arrestojë deputetin e opozitës Albin Kurti, i cili ka udhëhequr një seri
protestash kundër marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbinë në Bruksel.
Ndërkohë, agjencia tjetër e lajmeve, AFP njofton se policia ka arrestuar të
paktën 13 protestues.
Kontrolloni gjithashtu
AARC: Pezullimi i Dialogut Strategjik është alarmi më i madh për Kosovën
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, ka shprehur shqetësimin e thellë për pezullimin e Dialogut Strategjik midis …