Mediet ndërkombëtare raportojnë se përmbytjet në Libi kanë shkaktuar vdekjen e mbi 11 mijë njerëzve

Mediet ndërkombëtare raportojnë se përmbytjet në Libi kanë shkaktuar vdekjen e mbi 11 mijë njerëzve. Shumica dërmuese e tyre janë nga qyteti bregdetar, Derna. Zyrtarja e organizatës humanitare Gjysmëhëna e Kuqe Libiane, Marie el-Drese është cituar të ketë thënë se 10 për qind e banorëve të këtij qyteti rezultojnë të jenë zhdukur nga kjo tragjedi. Ministri i Shëndetësisë së Libisë, Othman Abduljaleel, ka deklaruar se viktimat po varrosen në varre masive. Nga të dhënat që ofrojnë burime nga Libia, nga dita në ditë, vjen duke u rritur numri i viktimave të shkaktuara nga të reshurat e dendura, stuhia dhe qarja e mureve të dy digave, që kanë shkaktuar përmbytje dhe shkatërrime masive të lagjeve të tëra të banorëve.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …