Mediet në Serbi bëjnë të ditur se nga persona ende të panjohur në parkingun e aeroportit “Nikolla Teslla” në Beograd është dëmtuar makina e politikanit liberal serb, Çedomir Jovanoviq. Ai e kishte parkuar makinën përpara aeroportit derisa ishte duke e pritur djalin e tij të vinte nga Britania e Madhe, për të marrë pjesë në një kremte familjare. Portali “mondo.rs”, shkruan se ky grup i të rinjve e kishin fyer Jovanovicin me fjalët “e ke shitur Serbinë”, Këta të rinj ishin kujdesur që të mos identifikohen dhe kishin larguar edhe tabelat e makinës së tyre. Një hetim ka filluar dhe të gjitha kamerat po analizohen, për të zbuluar vandalët me ideologji çetnike e milosheviqiane.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Hagë mbahet seanca kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër …