Mehmet Bislimi: Flakët e lirisë

Flakët e lirisë

Adam
që nga krijuesi i njerëzisë e deri tek Ti
Adem
sa bukur e themi
e themi me shpirt
e themi me dashuri
e themi shqip
Komandanti ynë Legjendar
Adem
shqiponja e atdheut
Adem
fillon me shkronjën e parë
Adem
jetës i ke dhënë kuptim
Adem
këngë e kushtrim

Adem
sot pa Ty
këngët e lirisë nuk do të kishin kuptim
pa Ty
pranvera nuk do t’i sillte lulet e lirisë
pa Ty
marsi do të ishte muaj i rëndomtë
pa Ty
nuk do të kishin harmoni notat e melodisë
pa Ty
rimat nuk do t’i përshtateshin poezisë
pa Ty
statujat do të ishin më të ftohta
pa Ty
lutjet në meditim do të ishin të kota
pa Ty
buzëqeshjet do të ishin të ngrira
pa Ty
qielli do të ishte me vranësira
pa Ty
natyra do të ishte pa të bukurat ngjyra
pa Ty
sheshet do të ishin më të zbrazëta
pa Ty
këngët do të ishin më të vakëta
pa Ty
bronzi nuk do të kishte ku të derdhje
pa Ty
nuk do të bulonte gemi në pemë
pa Ty
dallëndyshja nuk do të kishte ku te ngreh folenë
pa Ty
nuk do të këndonin zogjtë në cicërimë
pa Ty
Qengji nuk do të blegërinte në lëndinë
pa Ty
nuk do të hiqej zija e shamisë
pa Ty
nuk do të gumëzhinin lojërat e fëmijës
pa Ty
nuk do të këndoheshin lirshëm
këngët e lirisë

Adem
pa Ty
nuk do të kishin peshë shtatorët e lirisë
në sheshet e atdheut tonë
ku përkulemi për ditë
ku nderojmë prore
bijtë e kësaj toke
nderojmë me përkushtim
Adem
ylli i hyjnisë
Adem
frymëzim i djalërisë
Adem
trung i lashtë Ilirie
Adem
Ti o palcë shqiptarie
Adem
Emblemë e përjetshme lirie
Adem simbol dashurie

CH-07-03-2026
Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Kur Ahmet Qeriqi shkroi për Gjergj Fishtën

“Uh Evropë, ti kurvë e motit…” Profesori dhe shkrimtari Ahmet Qeriqi na solli në mendje, …