Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kohë

na duhet kohë
për të sjellë në kala
nga fundi i botës Doruntinën

vëllai ngritur nga varri
erë dheu po vinte
po vinte erë bari

prej kohësh
vëlla e motër
degdisur e djegur malli

në kërkim të  pafajësisë
u ngritëm edhe nga fundi i dheut
besën e dhënë
peng nuk e lamë
dashurinë për motrat e sollëm
në gjirin e këngës së lashtë

si në ëndërr
erdhëm edhe nga bota tjetër
fluturim me atin e bardhë
përballë motrës
fjalën e dhënë
peng nuk e lamë

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani

Zymer Mehani: KOSOVË – ZEMRA IME

(Poemë përkushtuar dheut të lirisë dhe shpirtit shqiptar) Himni i tokës Kosovë, o tokë e …