leoni

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Kush fitoj dhe kush humbi me rastin e zgjedhjeve në Shqipëri?

Si gjithmonë PD e Shqipërisë, në mënyre të ripërsëritur, në stilin e gagaçëve, për aq herë sa do t’i humbi zgjedhjet, po aq herë me të njëjtën retorikë në stilin e gagaçëve do ri përsëritë se votat na u vodhën!!!
Krejt e qartë, po sikur të fitonte PD, pa dyshim, po këta gagaçët do thoshin: Ne fituam  meritueshëm, ishin  zgjedhjet më demokratike që janë mbajtur ndonjë herë, sovrani tha fjalën e vet. Partia Demokratike, fitoj bindshëm dhe meritueshëm, PS në burg etj, etj…

Mirë, ne, si vrojtues kemi vetëm një pyetje: Kush fitoj dhe kush humbi me rastin e zgjedhjeve në Shqipëri? Fare e thjeshtë, fitoj bingo si nga qielli i ranë mbi 6 milion dollar zotërisë së tij La Civita, duke i lënë shëndet Berishës dhe shëndet mjerimit mental të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe simpatizantëve ta saj! Gjashtë (6) milion dollar, do të thotë gjashtëdhjetë (60) shtëpi moderne për qytetarët e Shqipërisë. Me këtë rast do të strehoheshin gjashtëdhjetë familje në nevojë. Shto këtu edhe 2 milion dollar, që Berishës i shkuan nëpër gjyqe të BE-së dhe SHBA-ve, për lobim që t’i heqin NON- gratën atij, madje po aq dollar për strehim e akomodim të La Civitas përgjatë gjithë fushatës. Shifër kjo që shkon në mbi 10 milion dollar të vjelura nga palca e kurrizit të popullit tanë, Shqipëri, Shqipëri deri kur do të vjelin këta faqezi!? Të vodhën e të bënë rrafsh me tokë me “Piramida”, tani me La Civita!!!

Prapa çmendurisë për pushtet fshihet vet Berisha, jo nga halli që ta bëj Shqipërinë, por nga halli që ta fus në dorë Qeverinë, Gjykatat, ta bëj vet ligjin dhe Maliqin, e kështu me radhë, pra; ta shpëtoj vet- veten nga aferat e korrupsionit e të mos bëhet përrallë. Berisha mendoj se duke qenë drejtues i timonit të shtetit, t’i shpëtojë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar e cila ka vendosur që lëndën ndaj Berishës ta kalojë për gjykim për dosjen penale të ish-kompleksit sportiv “Partizani”- ky ishte dhe është halli i Berishës.

… Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi e biznesmeni Fatmir Bektashi si dhe të tjerët si Xhimi Begeja, Andia Pustina e përfaqësues të tjerë të kompanive të ndërtimit Homeplan sh.p.k etj. Në vazhdim, Berishës për avokatët e tij, të soj sorollopit të La Civite, do t’i kushtoj edhe ca miliona dollarë të tjerë… Oooo, populli ynë i dashur a sheh a ndjenë?!

CH-20-05-2025

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Jeton Kelmendi: Poshtërimi i Kosovës nga Gjykata Speciale, një akt i turpshëm dhe kundër njeriut

Prof. Jeton Kelmendi PhD: Lufta në Ukrainë dhe Gaza, forcimi i BE-së dhe qasja e presidentit Trump ndaj Evropës

Pas vitit 2022, bota ka hyrë në një periudhë transformimi të thellë gjeopolitik. Dy konflikte …