Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Mikut tim, Baliut, miku im i vjetër

me leshra antike në mjekër

vrenjtur e fytyrë pjekur

mendimet mbi horizonte tretur

ka kohë që nuk jemi dëgjuar

ka kohë që nuk jemi pjekur

 

sonte

po të shkruaj

po të shkruaj një letër

nga malli e vuajtja djegur

 

miku im

a s’më thua

kush e vrau këngën

në mos

kënga vrau ata

që rrugën ia prenë buzëqeshjes

që portën ia hapen zhgënjimit

që rrezet ia zunë agimit

që i bënë konak trishtimit

 

ata

që ditëve të reja

ua prenë shpresat

paturpësisht

melodinë ia vranë këngës

rrezen ia prenë hënës

natën e bënë më të errtë

rikthyen legjendën e patkoit të gjokut

tek shtegu i lëmes

prapë vaji

për Rexhën e nënës

 

një jetë rrugëtim bëmë

për një këngë që nuk do të vritet

një jetë

atdhedashuri mbollëm

një jetë përgjakje

për aspiratat që nuk po realizohen

një jetë përflakje

atdheun për ta bërë më të admiruar

përfundimisht të çliruar

të bashkuar gjithandej

këngës dhe flamurit

rrugë përjetësie për t’i dhënë

lotin e nënave për ta ndalë

 

atdhe

dritat e syve t’i falem

dritat iu verbofshin atyre

që këngën tënde vranë

gjymtyrët t’i vumë nën sqetull

patericat i flakëm tutje

të çalë gjatë kishim udhëtuar

nuk ecëm dot bashkë

përçarje kush mbolli mes nesh

përçarje deri në asht

kolera ju çaftë

 

si ka mundësi

prapa shpinës së atdheut

të punohet kaq lehtë

të mbytën shpresat tona

në të thellin det

baballarët e papërgjegjësisë kush janë

tokave të shqiptarisë

greminën kush po ua bënë

kush po luan me ty

o tokë shqiptare

o nënë

shqiptari

 

një jetë rropatje

për një copë bukë

me një gashtë djathë

me aromën e tokës arbërore

mbështjellë

ulur mbi gurin e hambarit

për ta ngrënë

bukën e djersës sonë

pa ndrojtje

se në fyt do të na e zënë

 

eh

kush

më trazojë kujtimet mbrëmë

në dhomën time të vogël

mbështjellë me shijen e hidhur

të vrasjes

së këngës sonë

që të ligjtë

i bënë

 

një jetë në pritje

për një fjalë urtie të burrave të motit

kush më thotë

si dikur

atë fjalën e madhe në kullën e plakut

betohem

se do t’ia fali këngën

martinën

dhe zengjinë e atit

atyre

që këngës i dhanë jetë

e jetës i dhanë këngë

atyre që

atdhedashurinë përjetësuan

kur plaku dikur moti

kishte thënë

…. as toka nuk na pranon të robëruar!

 

e tha Shaban Plaku

jo për ata

që këngën vranë

jo për ata

që fjalët hanë

jo për ata

që besën e dhënë nuk mbajnë

as për ata

që prapa shpinës pabesisht të hanë

jo

 

populli im

një jetë përpjekje

për një varg të bukur

vargun mos ua vrisni brezave të ardhmërisë

këngët mos ua lëndoni atyre

shpirtin lironi

nga smirëzia

mos vuani nga shpirtngushtësia

mos

mos i mbyllin rrugët e ardhmërisë

mos i mbyllni rrugët e shqiptarisë

mos

 

Shkurt, 2016

Kontrolloni gjithashtu

Dr. sc. Bekim Vishaj: Në shenjë përkujtimi, 39 vite me parë u nda nga jeta Doajeni i folklorit shqiptar, Dervish Shaqa

Dervish Shaqa  u lind në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, në vitin 1912. U …