Aeroporti “Adem Jashari”

ANP “Adem Jashari” forcon lidhjet ajrore me Londrën

Programet nxitëse të viteve të fundit si dhe programi i ri i sapo lansuar nga ANP ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo i cili ofron zbritje të tarifave të aeroportit deri ne 30%, kanë shtuar interesimin për zhvillim të shërbimeve të reja ajrore nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kështu, kompania ajrore sllovene Adria Airways, ka konfirmuar dhe tanimë ka publikuar në sistemin e saj të shitjes hapjen e linjës së re ajrore që lidhë Aeroportin “Adem Jashari” me Aeroportin Luton në Londër, me dy fluturime të rregullta në jave: të Enjëteve dhe të Dielave.

Duke filluar nga data 19 Qershor 2016, fluturimet me nisje nga Prishtine në orën 18:20 orë lokale dhe nisje nga Londra për në Prishtinë në orën 21:30 orë lokale do të operohen nga aeroplan Airbus 319 me kapacitet prej 144 ulësesh.

Poashtu në zhvillim akoma ka iniciativa të reja për fluturime shtesë dhe destinacione të reja që shpresojmë shpejt të konkretizohen.

Londra e cila gjatë kësaj sezone dimërore u shërbye nga Germania me një fluturim në javë në aeroportin Gatwick, gjatë sezonës së verës do të jetë e shërbyer me gjithsejt 4 fluturime në javë: Germania do të ketë 2 fluturime në javë në aeroportin London Gatwick (të Marteve dhe të Premteve) dhe Adria Airways dy fluturime në aeroportin London Luton (të Enjteve dhe të Dieleve).

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …