Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Kjo me kërkesën e deputetës së pavarur, Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues.

Gjatë kësaj seance do të ndodhë edhe raundi i dytë i votimit për një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe votimi i një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie.

Po ashtu, pritet të formohet komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie, si dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja Bajrami priti në takim investitorët nga Danimarka

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami priti sot në takim një delegacion të investitorëve …