Ministrja Bajrami priti në takim investitorët nga Danimarka

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami priti sot në takim një delegacion të investitorëve nga Danimarka të cilët ishin të shoqëruar nga afaristet nga diaspora Naim Kadishani dhe Ismet Haziri. Në takim u diskutua për mundësitë e investimeve nga kompanitë daneze në Kosovë. Ministrja Bajrami i njoftoi afaristët nga Danimarka lidhur me mundësitë e mira që ofron Kosova për investitorët e huaj. Me, tej, ajo njoftoi të bashkëbiseduesit për reformat ekonomike që ka ndërmarrë Kosova në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes. Investitorët falënderuan ministren Bajrami për punën e saj dhe të Qeverisë për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …