Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Kryeministri Mustafa dështimet e veta po mundohet t’ ia faturojë opozitës

Ish kryekuvenadri, Jakup Krasniqi duke shkruar lidhur me ankimet e kryeministrit Mustafa ka thënë se ai po harron që Listën Serbe e ka në bashkëqeverisje dhe së bashku me te i kanë bërë disa punë të përbashkëta që kanë qenë kundër Kosovës dhe nuk po mund ta bëjë asnjë punë të mirë për vendin. Qeveria nuk po mund ta bëjë FAK-un, nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën, nuk mund ta miratojnë asnjë ligj të mirë për qytetarët e Kosovës etj. Duhet të jesh më shumë se i verbër, për t’i bërë bashkë opozitën me Listën Serbe?! Në rend të parë Lista Serbe që po qeverisë sipas Marrëveshjes së Rashkës se bashku me koalicionin qeverisës,  Thaçi-Mustafa, ajo  është e angazhuar për të pasur sa më shumë Serbi në Kosovë, me qëllim për të penguar sa më shumë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë dhe për të grabitur çdo pasuri të saj.

Jakup Krasniqi: Isa Mustafa po iu thotë derisa nuk ia kanë thënë

 

Isa Mustafa ka thënë se qytetarët duhet ta dinë se opozita dhe Lista Serbe po bllokojnë liberalizimin e vizave”. Mirëpo Kryeministri po harron se Listën Serbe e ka në bashkëqeverisje dhe se bashku me te i kanë bërë disa punë të përbashkëta që kanë qenë kundër Kosovës dhe nuk po mund ta bëjë asnjë punë të mirë për Kosovën me Listën Serbe. Qeveria nuk po mund ta bëjë FAK-un, nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën, nuk mund ta miratojnë asnjë ligj të mirë për qytetarët e Kosovës etj. Duhet të jesh më shumë se i verbër, për t’i bërë bashkë opozitën me Listën Serbe?!

 

Pse po e them ketë?

 

Në rend të parë Lista Serbe që po qeverisë sipas Marrëveshjes së Rashkës se bashku me koalicionin qeverisës te Thaçit & Mustafa, është e angazhuar për të pasur sa më shumë Serbi në Kosovë, me qëllim për të  penguar sa më shumë Kosovën në konsolidimin e shtetësisë dhe  për të grabitur çdo pasuri të saj.

Ndërsa opozita angazhohet për të penguar çdo ndërhyrje të Serbisë në Kosovë, që Serbia të jetë jashtë Kosovës, që Kosova ta bëjë jetën e saj të shtetësisë pa u penguar nga Serbia dhe Lista Serbe, që Kosova ta ketë ushtrinë e vet etj. Ndërsa Isa Mustafa e Hashim Thaçi me marrëveshjet e Brukselit e kanë fuqizuar Listën Serbe dhe përditë e më tepër po e bëjnë Serbinë hisedarë në sovranitetin e Kosovës dhe pasurinë e saj.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, ne po e shohim se Kryeministrit të Kosovës po i ngutet që t’i humbas mbi 8200 hektarë tokë te Kosovës, por opozita nuk e ka hallin e Kryeministrit për të falur tokë stërgjyshore. Nuk ka dyshim, demarkacioni është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, por demarkacioni nuk do të duhej të ishte kusht për liberalizimin e vizave.

Shkurt: Sovraniteti i shtetit dhe tërësia territoriale e Republikës së Kosovës janë rrezikuar dhe po rrezikohen nga Kryeministri, koalicioni i çakorduar dhe Lista Serbe!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …