Opozita e bashkuar

Opozita e bashkuar sot do të ngrehë disa tenda pranë Qeverisë së Kosovës

Opozita e bashkuar sot do të ngrehë disa tenda pranë Qeverisë së Kosovës, për të pamundësuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të vendit. Kryetarët e këtyre tri subjekteve opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kanë menduar edhe në detaje këtë qëndrim në tenda. Ata kanë vendosur që të bëjnë orar për njerëzit që do të qëndrojnë në shesh. Mediet kanë siguruar një dokument ku shihet se si i është ndarë orari për të qëndruar në tenda njerëzve të Nismës së Fatmir Limajt. Siç shihet në këtë dokument, protestuesit e Nismës sot do të qëndrojnë në tenda nga ora 14:00 deri në 8:00. Derisa të mërkurën dhe të enjten do të dalin nga ora 10:00 për të qëndruar fiks 24 orë. Gazeta “Fjala” ka mësuar se përqindja e njerëzve që do të qëndrojnë në tenda është ndarë në bazë të fuqisë që ka partia. Vetëvendosje do ta ketë numrin më të madh, më pas AAK dhe në fund Nisma. Derisa ushqimi për njerëzit që do të qëndrojnë në tenda do të paguhet nga tri subjektet opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …