Albin Kurti

Albin Kurti: Policia, gjyqësia, Qeveria janë hallkë e “Zajednicës” së Serbisë në Kosovë

Policia e Kosovës e ka dërguar të prangosur dhe në mënyrë të dhunshme në Gjykatë deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në gjykatë ndodhen edhe deputetë të tjerë të opozitës, Faton Topalli i Vetëvendosjes  dhe Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së dhe Albulenë Haxhiu e Vetëvendosjes.  Deputeti i Vetëvendosjes dhe themeluesi i saj, Albin Kurti, para trupit gjykues në Prishtinë ka deklaruar se për bindjeve të tij “edhe policia, edhe gjyqësia, edhe Qeveria janë hallkë e ‘Zajednicës’ së Serbisë në Kosovë. Këto mund të mos jenë të njohura për këtë zinxhir, mirëpo janë të njohura për neve që na kanë lidhur me këtë zinxhir”. Albulena Haxhiu tha se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që tha Albin Kurti. “Besoj që mjaftueshëm tha deputeti Albin Kurti”. Avokatët e deputetëve, që janë sjellë aty me akuza për përdorim të armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend, kanë parashtruar kundërshtimin e tyre me shkrim, por edhe vetë të akuzuarit, duke hedhur poshtë fajësinë që u ngarkohet.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Gjenocidi në Srebrenicë rrah si çekan ndërgjegjen sa e sa herë të tradhtuar të Evropës

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 30 -vjetorin e Masakrës së Srebrenicës

Myslimanët e Bosnjës dhe Hercegovinës sot shënojnë 30 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Ajo ishte …