Shtyhet për 20 shkurt gjykimi kundër deputetëve: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli e Donika Kadaj Bujupi

Donikë Kadaj-Bujupi në Gjykatë: Detyra jonë ka qenë dhe është mbrojtja e Kushtetutës

Deputetja e AAK-së, Donikë Kadaj-Bujupi tha sot në Gjykatë se ajo me deputetët e opozitës  kanë bërë në Kuvend, atë që e kanë për detyrë e kjo është mbrojtja e Kushtetutës. Drejtësia qëndron jo në të qenurit neutral midis të drejtës dhe të gabuarës, por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen­ e saj kudo, kundër të gabuarës. Ne nuk mund të pretendonim që nuk po shohim, e as të kthenim kokën mënjanë, kur shkelej akti më i lartë juridik i vendit. Ne bëmë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën dhe të drejtën. Kjo u konfirmua edhe me vendimin e Gjyka­tës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015, andaj ne nuk jemi në konflikt me Ligjin, përkundrazi vepruam në mbrojtje të së drejtës. Jemi në konflikt me dy marrëveshjet dhe po përballemi me akuza për qëndrimet ton­a politike. Kjo nuk është demokratike, dhe demokracia nuk është palaço që hedh valle sipas kërkesave ditore”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria Kroate e Mbrojtjes dërgon Kontingjentin e 41-të, të trupave në KFOR-it në Kosovë

Ministria kroate e Mbrojtjes ka njoftuar dërgimin e kontingjentit të 41-të, të trupave të saj …