Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Mirësjellja qytetare

Emrin e njeriut, në kuptimin e mirësjelljes qytetare e hasim kudo në fushat e jetës, sikurse hasim edhe atë me mungesë të theksuar të kësaj mirësjelljeje!

Rrugëtimit ynë nëpër kohë të rënda robërie për të arritur deri tek vetëdijesimi ynë kolektiv, nuk kishte për qëllim vetëm aspiratën ideologjike e kombëtare por edhe atë emancipuese të një  qytetarie të mirëfilltë.

Në përditshmërinë tonë gjatë punës, ndejave, shërbimeve administrative, qytetare- civile, komunikimet e zakonshme ditore për mes mediave, atyre parlamentare e të tjera, ngarendje përditshmërie kjo, që në kornizat e mirësjelljes qytetare lënë shumë për të dëshiruar.

E gjithë kjo gamë që na kapërthen përgjatë 24 orëve, në një masë, sikur ngërthehet me nuanca të dukshme të mungesës së mirësjelljes sonë qytetare, mbase nga ana e pavetëdijshme e nën dijës sonë që shpie në konkluzionin e pazgjedhur të problemeve të shumta të cilat shoqëria jonë në tranzicion, ende nuk ka arritur t’i zgjedh- nuk thonë së koti; vetëm i ndershmi di të të nderojë!

Ajo që mbetet e qëndrueshme në marrëdhëniet e brendshme shoqërore, në fund të fundit është pasqyrimi i jashtëm i shoqërisë, e cila reflekton ngritje mbi nivelin e vlerave etike që ka arritur, para së gjithash, duke qenë të përgjegjshëm para qytetarit, për të plotësuar në masë të kënaqshme kërkesat enorme të tij e kështu me radhë.

Natyrisht, edhe qytetari duke qenë i përgjegjshëm, para së gjithash respekton vet- veten e tij në rend të parë, dhe më pastaj institucionet e vendit, shërbyesin civil e kështu me radhë. Akt i lartë mirësjelljes ky, që rezonon shkallën e kënaqshme të zhvillimit brenda një shoqërie shtet ndërtuese. Nëse këto janë qëllimet tona të rrugëtimit të përbashkët, atëherë duhet të dominoj respekti dhe mirësjellja që ndihmon komunikimin, dhe në asnjë rast fërkimi që dëshmon anën e kundërt, pra mungesën e respektit të ndërsjellë që njëkohësisht pengon komunikimin qytetarë në përditshmërinë tonë.

E padiskutueshme, e kaluara jonë e mbushur me plagë e trauma të pakëndshme, ka lënë vragë të thella, por kjo  nuk nënkupton sjelljen tonë jo etike përballë qytetarëve tanë dhe mesit ku jetojmë e veprojmë- njëjtë, sikurse nuk arsyeton sjelljen e pahijshme dhe arrogante të qytetarit për ballë institucioneve dhe shërbyesve tanë gjithandej, ngritur me kaq mund!

Me synimin për të ofruar një ngritje pozitive në mesin e shoqërisë ku veprojmë, të gjithë ata që dërdëllisin pa ndarë në vetën e parë, duke treguar sjellje prej fodulli e arroganti, pa dyshim së atyre ju mungojnë veprat, dhe këtë boshllëk pretendojnë ta mburësojnë me arrogancë e fjalë koti, pastaj edhe me sjellje tjera të pahijshme, si:

E di ti kush jam e kush kam qenë unë!?

E di ti çka kam bërë unë për atdhe!?

E di ti që kam luftuar unë për këtë liri!?

E di ti së unë i kam ata atje “lartë!”!?

E di ti së me një të rënë telefoni, unë të fluturoj nga puna etj.

Tek karakteret e kësaj kategorie, ky episod shpërfaqë më shumë së shpirtin e tyre të varfër, që në jetë më së paku kanë bërë për zhvillimin e mirëfilltë të rendit shoqëror dhe lirisë së atdheut. Ata për më keq, duan të zhgërryejnë dhe përfitojnë më shumë së sa meritojnë në kurriz të lirisë së atdheut, në kurriz të shoqërisë, në kurriz të institucioneve, në kurriz të luftëtarëve , në kurriz të dëshmorëve të kombit e kështu më radhë. Në fakt, kjo është shtresa më neveritëse dhe më kokëshkretë e një shoqërie ne zhvillim të cilët më së paku kanë dhënë për atdhe dhe për një rend të avancuar shoqëror e qytetarë!…

Të gjithë ata, që kanë dhënë të mundshmen për liri, realisht nuk deklarohen dhe janë shumë modest që reflektojnë mirësi- të gjithë të tjerët, që deklarohen pa i pyetur askush, në fakt nuk kanë bërë asgjë për atdheun dhe shoqërinë! Kjo kategori, në rendë të parë duhet të kërkojë çlirim nga vetja, çlirim nga hallkat e mykura shpirtëror për të reflektuar më pastaj në gjirin e shoqërisë së shëndetshme, kjo kategori për më shumë, është barrë e shoqërisë në zhvillim!

–  Që moti, nuk thonë së koti: Vetëm i ndershmi di të të nderojë!

28-12-2021

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: RRON E DREJTA, E VËRTETA

ENVERIZMI ATDHETAR! Erdhi serish prilli, në vendin tim; Gjetur, i ka shqipet, në fluturim. Gjet …