Kryetari Haliti mbajti debatin e dytë publik për këtë vit

Kryetarit i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur debatin e dytë të rregullt (online) me qytetarë, ku janë paraqitur zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë për gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2021.

Në pjesën e parë, kryetari Haliti i ka njoftuar qytetarët me aktivitetet dhe punët e zhvilluara, projektet që janë përfunduar gjatë këtij viti, si dhe ato që kanë mbetur të realizohen në vitin në vijim, duke i përmendur projektet konkrete të cilat janë realizuar me buxhetin komunal, por edhe përmes donacioneve të ndryshme si në infrastrukturë, ambient, arsim, kulturë, rini e sport. Gjithashtu, ka raportuar për punën e drejtorive komunale në dhe sektorët e tjerë veç e veç. Ndërsa në pjesën e dytë, që është rezervuar për pyetjet e qytetarëve kryetari Haliti i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara tek kryetari, e që janë bërë përmes platformës GoogleForms. Në përgjithësi pyetjet e qytetarëve ishin rreth projekteve që do të zhvillohen nëpër lokalitete të komunës së Vitisë, menaxhimi i situatës me qentë endacak etj.

Ky debat u organizua nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në bashkëpunim me Zyrën e Kryetarit, ndërsa u zhvillua përmes platformës online, dhe është transmetuar në ueb faqen e komunës në facebook: “Komuna e Vitisë”, si dhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv në Plus TV.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …