leoni

Prof. dr. Hakif Bajrami: Fazli Graiçevci ishte ushtari i parë i Adem Demaçit, i vrarë mizorisht nga UDB-ja jugosllave I

Mehmet Bislimi: Univers (të pavdekshmit Fazli Grajçevci)

përditë po zvogëlojmë borxhet
përball jetës sonë të varfër
shprehimisht
vitet që na takojnë po zvogëlohen
numra në rënie
shtrëngatat ziliqare na kanë rrethuar
mbi ne
me shi e vetëtima
mbi gurë e dhe

arkeologu pranë ashtit fosil
gojëhapur mbeti
retë ngarkuar plot me shi
ulur por si kësulë e bardhë
mbi majat e larta të Golashit

atje ku flamuri i ëndrrave tuaja
zhurmshëm po valon
poeti Fazli
mbi qepallat tona
lotin kush ndalon

me zvogëlimin e viteve
dhe borxhit ndaj jetës
pengu i borxhit një ditë
mbetur fashitur brenda vetes
të porta me rrapëllima do na trokasë
për të marrë hakun e së vërtetës
natyrshëm
do t’na thërras
o burra
kush (s)më thotë
e kemi zvogëluar borxhin
për vëllain e motrës
për birin e tokës
për Fazliun e nënëlokes
që dashuri i fali atdheut
i fali jetës
i fali tokës

CH-17- 08- 2025

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Feti ZENELI: “PRURJA E MADHE” PËR POLIFONINË E ALBERT Z. ZHOLIT…

Një nga librat më të suksesshëm të shkrimtarit dhe publicistit tonë të mirënjohur, Albert Z. …