Presidentes ,Vjosa Osmani dhe Partive politike në Kosovë!
LVV-së dhe Albin Kurtit
PDK-ës dhe Bedri Hamzaj
LDK-së dhe Lumir Abdixhikut
AAK-ës dhe Ramush Haradinaj
Momentalisht po flitet e përflitet, përshpëritet e çirret, me zë e pa zë nga individ e figura publike, gazetarë e analistë për emërimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, ende pa u konstitu institucionet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të 2025.
Me këtë rast desha ta jap edhe unë opinionin tim modest se çfarë dhe çka i nevojitet sot Kosovës:
Kosova ka nevojë për një President jasht çdo partie politike e megjithate politik, ka nevojë për një person unifikues e me integritet, një person që sado pak do ta zbusë këtë ndarje e përçarje që e përjetoi populli ynë vitin e fundit me luftën politike e cila jo rrallëherë shkonte deri edhe në hasmëri e linçime të personave dhe grupeve të caktuara të shoqërisë sonë.
Dihet se deri tani, në këto 26 vite pas luftës dhe fitorës së Ushtrisë Çlirimtare, Presidentët zakonisht janë zgjedhur në bazë të marrëveshjeve dhe kalkulimeve politike, në qoftëse nuk ka ardhë ndonjë zarfë nga ndonjë ambasador. Edhe zgjedhja e fundit e presidentës Osmani kishte të njejtin skenarë edhe pse para kësaj ngjarje Glauk Konjufca, atëherë pat deklaruar se Presidentin e ardhshëm që do ta propozojmë ne (LVV), do i merr 110 vota, e në fakt Osmani mezi e kaloi kushtin, dhe me ndihmen e dy tre delegatëve serb u zgjodh presidente. Megjithate ja tani edhe mandati i saj përfundoi, dhe tani prap jemi në të njejtën situatë, a do të fillojmë (siç nuk dijmë më së miri), me taktizime e përllogari, ndërskamca e pabesi, aleanca të dreqit e të djallit, apo kësaj here pas gjithë kësaj fushate politike mbinjëvjeçare ta zgjedhim një njeri i cili me qëndrimin, filozofinë, por edhe historikun e familjes përfaqëson trimëri, dinjitet, unitet dhe dashuri ndaj vendit dhe popullit tonë. Ky person mund të jetë çdo kush i familjes Jashari, por unë me këtë rast do e veçoj një nga ata, i cili edhe me moshë, qëndrim dhe konturë do ishte më i përshtatshëm Murat Jashari.
….. Madje një propozim i tillë do i kishte shkuar më së miri presidentes aktuale Vjosa Osmanit, të bëhet diçka me të vërtetë çka e thotë edhe Kushtetuta jonë, se Presidenti duhet ta mbrojë dhe përfaqësojë gjithë popullin e jo të bëjë anime e ndarje siç na u ka shpërfaq jo rrallëherë.
Personi Murat Jashari jo vetëm që gëzon rrespekt dhe dashuri nga gjithë shqiptarët, por ai do të kishte bërë që edhe faktori dhe personalitetet përfaqësues të jashtëm të kenë një qëndrim shumë më të matur po ta kenë përball pinjollin e familjes Jashari, vetëm prezenca dhe historia e tij do i bënte ata të rezonojnë me më sinqeritet para tij, mos tjetër s‘paku të përbihen një herë më shumë, sepse do të dinin se përpara e kanë luftën, përpjekjet, rrezistencën dhe tërë historinë tonë të lavdishme. E keni prap në dorë që të bëni diçka për Republiken tonë të re vetëm me një emërim, ja keni borxh këtij populli, bëhuni njëherë përbashkues. Mos e vazhdoni namin e interesxhinjëve klanorë e grupor.
Me këtë gjest do të kishit zbutur gabimin e paraardhesve tuaj politik, të cilët nuk e emruuan President orën e madhe të shqiptarisë bacën Adem Demaçi!!!
P.s.
Mos të ju shkoj në mendje se Murat Jashari do ju bije në gjunjë dhe,do ju shtrie dorën për postin e Presidentit!!!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
