Mehmet Musa: T r e A d e m a t !!!

Mehmet Musa: T r e A d e m a t !!!

Bota përparimtare, demokratike, liridashëse si dhe bota e krimit, e shtypjes e shfrytëzimit, e terrorit, e narkotikëve , e luftënxitësve i njeh tre Ademat !

Nuk ka njeri në lëmshin tokësor, që ka mbushur mbi 18 vjeç, që nuk i njeh e që nuk ka dëgjuar për ta, pavarësisht besimit fetar, racës,gjuhës e kombit që i takojnë . Së paku, kombi shqiptar, jo vetëm që ka dëgjuar, por i njeh mirë, e më së miri.

Në Dukagjin është përdorur deri vonë një shkamb(stol) me tri këmbë, kështu që edhe tre Ademat janë si tre këmbët e një stoli, e plotësojnë njëri tjetrin, sepse pa njërin prej tyre nuk do të qëndronte bota në këmbë.

Ademi i parë, është hazreti Ademi burri i Havës, apo Evës, prej të cilit, siç  thonë librat e shenjëta, është krijuar njerëzimi, Ademi i dytë ka lindur në Dardani , në fshatin Lupç të Shqipërisë sot e 83 vite të shkuara. Ademi i tretë edhe ai që  lindi në Dardani, në fshatin Prekaz, me 28 nëntor të vitit 1955 në trojet e Shqipërisë natyrale !

Në këte kontekst, lirisht mund të them se sikur të mos ishte hazreti Ademi (Adami), nuk do të ishte Adem Demaçi e, sikur te mos ishte Adem Demaçi, nuk do të ishte Adem Jashari dhe sikur të mos të ishte Adem Jashari nuk do te ishte Adem Demaçi, por mos të harrojmë bacë se sikur mos të ishte Adem Demaçi nuk do të ishte as hazreti Ademi burri i Havës apo i Evës!

Kjo ishte parathënia e bisedës që dua të bëj sot me ty bacë, me rastin e 83 vjetorit të lindjes tënde.

Bacë ! Ti linde në terr e u rritë në ferr ! Jo vetëm kaq.Ti bacë dhe të dy Ademat e tjerë nuk lindet për veten tuaj, por lindet e u rritet për t’u ndriçuar rrugën të tjereve, u dogjët që nga flaka e juaj te ngrohej njerezimi. Nga drita juaj u zhduk terri dhe ferri i gjithë pjesës së Shqipërisë natyrale të okupuar nga serbosllavia.

Më falë Bacë ! Ndoshta po të mërzis, por kam mall të bisedoj me ty, sepse Ju u mërzitët dhe ikët, mendoj, jo nga shtresa që unë i takoj, nga shtresa e vegjëlisë, që është rritur, edukuar dhe frymëzuar nga mësimet tuaja, nga qëndresa juaj, nga veprat tuaja që u bënë udhërrëfyese për brezat që u lindën, u rritën e u kalitën nën shembullin tuaj se si duhet dashur Nëna Shqipëri . Për këte arsye, bacë, më lejo të them njëmijë herë ; të falemnderit !

Diku kah viti 1989 duke e lexuar me një grup shokësh një intervistë tuajën, nga burgu i Staragradishës, ku ju iu përgjigjët një gazetari qe pasi të dilni nga burgu do t’i ktheheshit pendës së ndryshkur , një plak e pyeti të birin se ç’do të thotë fjala pendë, sepse nuk e kuptonte. I biri ia spjegoi të atit se ç’ishte penda, ajo është maja e stilografit që rrjedh ngjyrë për të shkruar.

Plakut Musë Mehmeti i shkuan lotët dhe i tha të birit: shko në një shitore të stilografëve dhe bleje një “Pelikan” me pendë ari 14 karat. Mos pyet për çmimin, sepse penda e Atij burri ka qenë e artë dhe do të mbetet për jetë e mot, e artë që kur shkruajti :

Jo atyre që janë trima

me e ngrehë gishtin e krimit

por atyre që janë trima

me shtri dorën e pajtimit !

Kur ti dole Bacë  nga burgu atë stilograf t’a solli në Prishtinë Demë Dinaj nga Raushiqi.

Dy tre muaj para se të ikësh Bacë erdhëm te Ti me shokët e idealit; Sabri Durakun dhe Avdi Limanin. Erdhëm e të gjetëm në këmbë, si gjithnjë, i gatshëm për vend e kuvend. U çmallëm duke mos menduar se, ndoshta, ishte hera e fundit  që takoheshim. Ti shfaqe shqetësimin, pakënaqësinë dhe habinë se ku po shkonte Kosova. Shprehe çudi se për shkak të pjellës së saj bastarde, bukuroshja Kosovë edhe 20 vjet pas lufte ndodhej aty ku ishte. Bacë ! Ti ,nga zemra e plasur the edhe këte fjale ; Kosovën ne e sollëm deri këtu e këta le ta çojnë ku të duan, duke aluduar për cubat që sot kanë dalur në ballë të oxhakut.

Bacë ! Ne u kënaqem me ju, por Ti nuk na tregove se do ikësh, se ishe mërzitur me çakenjtë që duan ta rjepin Kosovën sa të munden! Po Bacë! Vegjëlia është më shumë se një grusht çakenjësh. Vegjëlia të do e të respekton, kudo që të ikësh. Çakenjte, Bacë, nuk të kannë dashur kurrë. Ata nuk të duan as sot,e as nesër. Ata kannë frikë nga emri Yt, ndërgjegja e jote, nga mësimet tuaja .Ata nuk të nderuan, vetem për inat të Serbisë dhe nuk të bënë as kryetar parlamenti, as president apo kryeministër të vendit, sepse ata, çakenjte e malit, e okupuan atë vend e kuvend.

Ne, shtresa e vegjeëlisë, të vlerësojmë, respektojmë e të nderojmë për jetë si president i përjetshëm i vendit, si kryeministër i përjetshëm i vendit, si kryeparlamentar i përjetshëm i vendit e si ministër i ushtrisë së vendit.

Në takimin e fundit të asaj dite, në bisede e siper të thashë: unë nuk di të shkruaj, por kam shkruajtur një vjershë me 8 rreshta të cilen Ti e kërkove t’a dëgjosh dhe unë t’a recitova.

 

Nënat tona lavdi paçin

Që lindën Adem Demaçin

Hydajeta e Ukshin Hota

Që për ta dëgjoi gjithë bota

 

 Ismail Xhemailin bashkë më shokë

Që gjyqtarët i pshtyu në kokë

Për bukë, punë e Republikë

ne luftojmë me çdo armik!

Mbasi e dëgjove vjershën time me tha: Boll paske ditur !

Te varri, i Fadil Hoxhës, Bacë deklaruan se luftën e nisëm aty ku e mbarove ti Fadil qyqja, e dihet mirë Bacë ku e mbaroi luftën Fadil zeza, duke i thënë Shaban Drangoit, shko me brigada në Srem. Këtu do e pastrojmë Kosovën se bashku me divizionin e 46 serb. Dhe Bacë e Drenicën kryengritëse e lanë në gjak e me gjak.

Në faqen 252 të librit, Fadil Hori, në veten e parë shkruan; E vramë Shabanin e e vramë të birin, e në dimërin e acartë të vitit 1945, u shkrinë brigadat e Shaban Polluzhes nga Fadil Hoxha në bashkëpunim të ngushtë me divizionin e 46 serb.

Dhe Bacë nga ajo ditë që ike ti Bacë, cubat e malit u trimëruan edhe me shumë. Ata, e kanë mbështjellur Kosovën dhe e kanë vënë në shpinë, në një thes, e kanë bërë private e në njëren dorë i kanë marrë gërsherët që ta qethin e nënqethin për hatrin e Serbisë. Po u digjet zemra që këte vit të pajtohen me Serbinë. Ata janë gati të bëjnë çdo lloj kompromisi, sado të dhimbshëm vetëm që të pajtohen me Serbinë.

Ndërsa arkitekti i Kremlinit, si shef i diplomacisë së faqes së zezë, pa fije turpi , një ditë deklaroi se janë pjekur kushtet që ndërmjet  Kosovës e Serbisë mos të ketë kufi fare.

Të dy popujt janë dakord që të jetojnë në paqe fare pa kufi, ndërsa me mëmën tuaj Shqipëri, duhet të vendoset një murë kinez, kështu tha tavarishçi i Kremlinit.

       Bacë nuk do të fsheh asgjë edhe pse të mërzis, ndoshta,

Hashim Pasha,”vëllai” i Esat Pashes, u rrit e u bë i madh. Ai është gati që vetëm të pajtohet me Serbinë të heqë dorë edhe nga kërkesa për të na u kthyer eshtrat e 1500 të vrarëve nga varrezat e Serbisë e pa na u kthyer kafka e krenarisë shqiptare e Ukshin Hotit. Ai është gati të pranojë pajtimin me Serbinë pa kurrfarë kushti dhe për këte as vendi nuk e zë. Është bërë tamam si Lala Krosi, i dashuri i nënës së satrapit Ahmet Zogolli, që populli i këndonte:

Lala Kros,mor Lala Kros

Vetë shkruaj e vet firmos

Tinëz natën vetë vulos

Kush nuk guxon të thot mos

Edhe deti të bëhet kos!!!

Eu Bacë besa shyqyr që ike, sepse do të mund të sajonin ndonjë prapashtesë dhe do të burgosnin për bindjet tuaja që tërë jetën i mbolle në trevat shqiptare ,aty ku bukës i thonë bukë e ujit ujë është Shqiperi! Po them kështu Bacë sepse edhe profesorin e nderuar univerzitar Sadri Ramabajen e prangosën vetëm e vetem që ishte frymëzuar dhe edukuar në mesimet dhe idealet tuaja, Bacë !

Bacë mos u mërzit nga fjalët e mija, sepse ti nuk u mërzite as atë ditë kur “naçalniku”, Isa Muttafa, u dha urdhër, ”razvodnikëve”, të vet që të pengojne ceremoninë tënde mortore, sepse edhe në arkivol ti ua kallshe frikën atyre që tërë jetën kannë qenë në shërbim të hijenave të zeza që e mbajtën nën thundër këte pjesë të Shqipërisë natyrale për afro150 vjet. Për arsye se gjoja ti Bacë e kishe “pickuar”, Rugovën. Valle nuk e dinte populli i mjerë se Ibrahim Rugova në jetën e tij nuk pati armiqë më të mëdhenjë se Bujar Kerkushin e Isa Muttafen, sepse ata e lanë në terr, e xhveshën, e sabotuan, e nënçmuan e bllokuan aty ku mundën, duke shkruar e duke thënë se Zyra e Presidentit Rugova, mbahej ne këmbë me miratimin e heshtur të Serbisë. Ia ndërprenë të gjitha ndihmat që i volën nga djersa e mërgimtarëve, vetëm për ta gjunjëzuar dhe kthye ne vazal te tyre Rugovën, si dhe për 6 vjet ata as e takuan një herë për të folur me te, por vetëm u përpoqën të flasin keq e terr për te!

Por Bacë ka edhe diçka tjetër !

Një dritare e vogël shprese është hapur. Ramush Haradinaj, ashtu siç qëndroi në luftë përballe Serbisë edhe tashti është në këmbë me një grup shokësh i gatshëm për çdo sakrificë dhe sfidë  të përballet me Serbinë, edhe pse çakenjtë, ditë për ditë flasin për rrëzimin e qeverisë së tij e bëjnë shumë shantazhe e provokime.

Pra Bacë, si përfundim na lejo që të themi gëzuar e gëzuar 83 vjetorin e lindjes! Te mbajmë në mendje e zemër për jetë të jetëve ne shtresa e vegjëlisë,dhe popullin i ketyre aneve;nga Ulqini, Kraja,Hoti e Gruda, Medvegja e Bujanoci, Shkupi e Manastiri, Struga, Gjirokastra e Vlora,Tirana e Tropoja e deri te Prekazi e Gllogjani.

Lavdi veprës tuaj madhështore !

Rroftë kujtimi për ju sot e mot

Bacë Adem Demaçi i Shqipërisë natyrale !

Rroftë përjetë 26 shkurti, ditëlindja e juaj

bacalok!!!

Mërgim, 26 shkurt 2019

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …