Mektiq: Urdhërarresti i INTERPOL-it për Thaçin është shfuqizuar

Mektiq: Urdhërarresti i INTERPOL-it për Thaçin është shfuqizuar

Ministri i Sigurimit të Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Mektiq citohet të ketë deklaruar se shërbimet e sigurisë në këtë shtet kanë marrë informacionin nga INTERPOL-i se urdhër-arresti për Hashim Thaçin është shfuqizuar. Ministri boshnjak u ka thënë gazetarëve në Sarajevë, se nëse urdhër-arresti do të ishte i vlefshëm, atëherë agjencionet përkatëse të Bosnjës do të kishin vepruar sipas standardeve. Përndryshe, kryetari Hashim Thaçi gjatë fundjavës ka qenë i pranishëm në Sarajevë me rastin e mbajtjes së një samiti rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …