Janjiq: Serbët mund të vetëshpallin Asociacionin

Janjiq: Serbët mund të vetëshpallin Asociacionin

Bisedimet e fundit në Bruksel kanë theksuar edhe më shumë dallimet mes Kosovës dhe Serbisë, çka ka ngritur një sërë shqetësimesh në Bruksel. Në Beograd janë shtuar kërcënimet se në pamundësi të arritjes së marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave, atëherë serbët do të detyrohet të bëjnë shpalljen e njëanshme të këtij entiteti. Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, ka përkujtuar se muaji korrik është afati i fundit për përfundimin e punës në hartimin e statutit të Asociacionit dhe në rast të mospërmbushjes së këtij afati ka rrezik që Serbia të ecë një hap përpara.” Bashkësia ndërkombëtare druan se Beogradi ka përgatitur një skenar për vetëshpalljen e bashkësisë së komunave. Kjo do të thotë se, për shkak të pakënaqësisë me ngadalësinë e procesit, bashkësitë e komunave të vetëshpallen dhe të konstituohen”, ka thënë Janjiq.  Por për ministren për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, vetëshpallja e Asociacionit është një hap i pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Dejona Mihali duhet të shpallet person non-grata, po i dirigjon deputetët e Vetëvendosjes se si të votojnë në Kuvend

Ganimete Musliu: PDK nuk do t’i nënshtrohet presionit për ta votuar presidentin e Vetëvendosjes

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja nuk …