Meliza Haradinaj-Stublla: MPJ po diskuton për rinisjen e fluturimeve ajrore

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se anëtarët e kabinetit qeveritar janë duke diskutuar për rinisjen e fluturimeve ajrore, të ndaluara muaj më parë si masë parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë së shkaktuara nga koronavirusi. “Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida. Bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojmë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre”. Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla shtoi më tutje se janë duke parë me kujdes të shtuar dhe janë duke ndjekur rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit dhe të fokusohet në rimëkëmbje ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar

Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …