Memli Krasniqi akuzon VV-në për bllokim institucional: “Po dhunon shtetin për interesa personale”

Pas dështimit të njëmbëdhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, reagoi përmes një konference për media, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ai, dhunim institucional. “VV-ja po e dhunon jo veç Kuvendin, por krejt shtetin”, deklaroi ai, duke e cilësuar kandidaturën e përsëritur të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit si një manovër politike e Albin Kurtit. Sipas Krasniqit, kryeministri Kurti po e përdor Haxhiun si “sakrificë politike”, duke shmangur përpalljen vetë me përgjegjësinë e situatës. Tentativa e VV-së për të çuar përpara votimin e fshehtë dështoi sërish, pasi morën pjesë vetëm 57 deputetë – 56 për dhe 1 kundër – numër që nuk mjafton për formimin e komisionit dhe vijimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …