Ramush Haradinaj kërkon reagim të opozitës: Të shqyrtohet mundësia e adresimit në Kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar krizën e vazhdueshme politike në vend, duke e cilësuar situatën si urgjente dhe duke bërë thirrje për një koordinim më të fuqishëm të opozitës. Kryetari i AAK-së propozoi që opozita të shqyrtojë edhe rrugën ligjore, përfshirë mundësinë e adresimit të ngërçit aktual në Gjykatën Kushtetuese. Deklarata e tij vjen në ditën e njëmbëdhjetë përpjekjesh të dështuara për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka insistuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë – por pa arritur konsensus nga partitë opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: Më 12 shtator do të jem në Marshin për Liri, për drejtësi dhe për të vërtetën e UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fitim Selimi, ka ftuar qytetarët që më 12 shtator …