Memli Krasniqi

Memli Krasniqi është zgjedhur nënkryetar jo-ekzekutiv, i Kongresit të Internacionales Liberale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është bërë pjesë e strukturave të reja udhëheqëse të Internacionales Liberale. Ai ka njoftuar se është zgjedhur nënkryetar jo-ekzekutiv i Kongresit të Internacionales Liberale. I falënderoj përzemërsisht delegatët e Kongresit të Internacionales Liberale, të cilët më zgjodhën nënkryetar jo-ekzekutiv të këtij organi. Është nder i madh për mua të jem pjesë e strukturave të reja udhëheqëse të Internacionales Liberale, në kuadër të angazhimit tonë të përbashkët për promovimin e vlerave liberale dhe demokratike, ku PDK mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera. Ky emërim i imi u bë me dy vjetorin e anëtarësimit të Partisë Demokratike të Kosovës në grupimin politik të partive liberale-demokratike të Evropës – ALDE, para dy vjetësh, ka shkruar,  Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …