Memli Krasniqi është zgjidhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Memli Krasniqi është zgjidhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë fjalës para të pranishmëve në konventën e 10 të PDK-së, ai ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës në ADN-në e saj e ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe kauzën e saj të drejtë për liri e pavarësi. Është krenari. Është dinjitet. Është identitet me të cilin jemi krenuar e duhet të krenohemi gjithmonë. Partia Demokratike e Kosovës është parti e të gjithë njerëzve të Kosovës. E çlirimtarëve, veteranëve, mësuesve, profesorëve, mjekëve, intelektualëve, artistëve, sportistëve. Është parti e grave dhe burrave, e të rejave e të rinjve. Partia Demokratike e Kosovës është parti e ideve, kauzave dhe projekteve të mëdha dhe që mundëson realizimin e tyre. Kjo ka qenë, është dhe do mbetet e tillë, si para meje, si me mua, si pas meje, pavarësisht se a jemi në pushtet a në opozitë, a jemi para zgjedhjeve a pas tyre. Partia Demokratike e Kosovës është partia që ka bërë transformimin më të madh në historinë e Kosovës” ka deklaruar mes tjerash para delegatëve të PDK-së, kryetari i saj, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …