Memli Krasniqi: Kosova ka nevojë urgjente për institucione të reja e funksionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. Në njoftimin e tij pas takimit, Krasniqi theksoi se bisedimet u përqendruan në zhvillimet politike në vend, procesin zgjedhor si dhe në qëndrimet e PDK-së për rrugën e mëtejme. Ai nënvizoi se prioritet i partisë së tij është krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja dhe legjitime, të cilat do të garantojnë stabilitet dhe funksionalitet. “Diskutuam për fushatën zgjedhore, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e PDK-së në raport me to. PDK është e interesuar që vendi sa më shpejt të ketë institucione të reja, legjitime, kredibile dhe funksionale. Ambasadorin Antonini e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë,” u shpreh Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …