Memli Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij është më e madhe se Kosova dhe demokracia

Pas dështimit të radhës së seancës së Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia. Ai ka theksuar më tutje se ot Kosova ka më pak miq në botë sesa dje dhe ka shtuar më tutje se jemi bërë shtet pa institucione, pa miq, pa integrim, pa përfaqësim nuk është shtet funksional. “Sot ishte seanca e 54-t me radhë e tentimit për konstituim të Kosovës. Tashmë kemi vënë disa rekorde të zeza për konstituimin e Kuvendit, po kalon edhe afati 30-ditor i përcaktuar nga kushtetuesja për konstituimin e këtij institucioni madhor dhe përsëri asgjë nuk lëvizi. Asnjë tentim për zgjidhje, asnjë reflektim për pasojat, asnjë empati për qytetarët. Përkundër këshillës së qartë të Kushtetueses për kompromis dhe mirëbesim, kryeneçësia e Albin Kurtit dhe e partisë së tij ka qenë më e madhe sesa përgjegjësia e kërkuar. Më e madhe edhe se shteti e demokracia dhe për fat të keq Kosova sot po ecën në një tokë të panjohur, në një terren të rrezikshëm kushtetues, institucional dhe shoqëror” ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këkon nga Albin Kurti që mos ta dërgon vendin në zgjedhje

Lumir Abdixhiku: Vendi është lodhur nga politikanët që s’respektojnë ligjin, shtetin dhe prokurorët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka drejtuar kritika të shumta në adresë …