Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot qytetin e Vushtrrisë, ku ka vlerësuar punën dhe udhëheqjen e kryetarit aktual të komunës, Ferit Idrizi. Krasniqi ka theksuar se përvoja dhe rezultatet e Idrizit në katër vitet e fundit e kanë bërë atë një model të udhëheqjes me përgjegjësi dhe zhvillim të qëndrueshëm. “Në Vushtrri, me kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij, ndjehesh menjëherë pjesë e një rrëfimi suksesi. Edhe sot, çdo hap, çdo përshëndetje e qytetarëve, ishte dëshmi e respektit që fitohet me punë, jo me fjalë e imponim”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka shtuar se mandatet e kaluara kanë qenë të mbushura me projekte konkrete dhe rezultate të prekshme për qytetarët. “Kjo është arsyeja pse qytetarët e Vushtrrisë e dinë se lidershipi i Ferit Idrizit nuk është vetëm premtim, por garanci për zhvillim. Modeli i tij i punës dhe bashkëpunimit me qytetarë do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme, si alternativa më e mirë përpara”, ka përfunduar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Sopi: Shtyerja e seancave për krerët e UÇK-së, për në nëntor është zvarritje e qëllimshme

Gjykata Speciale në Hagë kanë njoftuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të …